Arrestohen gjashtë persona të dyshuar për vjedhje

02 shkurt 2018 | 16:52

Njësia e hetimeve e stacionit policor në Deçan, në bashkëpunim me njësitë tjera dhe në bashkëpunim me qytetarët e Deçanit, ka arrestuar një grup të personave të dyshuar, të cilët kanë kryer disa vjedhje në territorin e Deçanit. Këto vepra penale janë kryer në vitin 2016/2017 dhe më herët.

“Vjedhjet kanë ndodhur në shtëpi, banesa dhe dyqane afariste të qytetarëve të Deçanit me rrethinë”, është bërë me dije në komunikatën e policisë rajonale të Pejës.

Në total kanë qenë 21 raste të raportuara të këtyre veprave që dyshohet që janë kryer nga ky grup personash. Gjithashtu nga të dyshuarit në këto raste janë sekuestruar edhe mjete tjera të kundërligjshme, armë automatike, revole e municione përcjellëse dhe pushkë ajrore.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i komunës së Drenasit, Gani Sylaj, njëherësh autor i…