Arrestohen katër persona, dyshohen për vjedhje

18 mars 2019 | 17:20

Pas një hetimi intensiv hetuesit policorë në kuadër të stacionit policor “Jugu” në Mitrovicë, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë katër persona të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Arrestimi i katër personave të dyshuar të moshës së mitur, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara për kryerje të veprës penale që ishte raportuar dy ditë më parë në një shkollë në Mitrovicë, ku cak i kësaj vjedhje ishin dy llaptop dhe pajisje të ndryshme shkollore.

Pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eros Grezda është gati për këto dy ndeshje e radhës,…