Arrestohen katër persona në Prizren

16 gusht 2018 | 16:15

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona në rajonin e Prizrenit, të cilët dyshohen se kanë grabitur çanta krahu, telefona e portofola.

Sipas njoftimit, të arrestuarit janë të mitur dhe kishin funksionuar si grup.

“Në dy raste të ndryshme, sot janë arrestuar katër persona, të gjithë në cilësi të dyshuarve për raste të grabitjeve. Rasti i parë ka të bëjë me të dyshuarin S. M., i cili ishte në arrati që nga data 19 maj dhe dyshohet se ka qenë i përfshirë në grabitje të armatosur që pati në ndodhur vonë në mbrëmje në fshatin Gjinoc. Ndërkaq, sot është arrestuar nga Policia e Prizrenit një grup i të miturve prej tre të dyshuarve që kanë kryer grabitje në qytetin e Prizrenit. Ky grup është marrë me grabitjen e çantave të krahut, telefonave dhe portofolave. Gjatë bastisjes së shtëpive të këtij grupi, tek njëri prej tyre është gjetur dhe sekuestruar një sasi e drogës e llojit marihuanë”, është thënë në njoftimin e Policisë.

Sipas këtij njoftimi, hetuesit policorë po punojnë që të ndriçojnë edhe raste tjera që ka mundur t’i kryej ky grup. “Pritet që prokurori i shtetit të merr vendim për procedim të rastit”, është thënë në këtë njoftim.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka pritur të enjten në…