
Arrestohen katër persona të dyshuar për grabitje në Fushë – Kosovë
15 gusht 2025
| 10:36
Njësitet policore të stacionit të Fushë – Kosovës, sot rreth orës 01:00, kanë arrestuar katër persona të dyshuar, pak minuta pas raportimit të një rasti grabitje.
Rasti ka ndodhë në rrugën Nëna Terezë në Fushë Kosovë, persona të dyshuar duke përdorë sprej, me forcë i kanë grabitur viktimës (mashkull), një çantë me një shumë parash.
Pas përfundimit të veprimeve procedurale me vendim prokurorit të shtetit personat e dyshuar;
– D.R, mashkull 21 vjeç,
– E.S, mashkull 23 vjeç,
– R.B, mashkull 24 vjeç dhe
– F. Sh, mashkull 21 vjeç, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.