Arrestohen në flagrancë tre persona të dyshuar për posedim të narkotikëve

06 shtator 2021 | 17:33

Policia e Kosovë ka arrestuar në flagrancë tre persona të dyshuar për posedim të narkotikëve.

Bëhet fjalë për personat me inicialet O.SH (1997), F.B (1988) dhe H.SH (1995) nga Prizreni, të cilët dyshohej se ishin duke shitur dhe shpërndarë substanca narkotike të llojit marihuanë.

“Zyrtarët policorë kanë reaguar menjëherë dhe pas një pune operative dhe hetimore kanë arrestuar në flagrancë tre të dyshuarit e lartcekur. Në lidhje me rastin  është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa me pëlqimin verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë kontrollimi dhe bastisja e shtëpisë, objekteve përcjellëse dhe të një lokali të cilin të dyshuarit e lartcekur, dyshohet se e shfrytëzonin për paketim, shitje dhe shpërndarje të   substancave narkotike të llojit marihuanë”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas largimit të Lionel Messit nga Barcelona, pritej me padurim…