Arrestohen pesë bashkëpunëtorë të Shqiprim Arifit për keqpërdorim të parasë publike

05 qershor 2020 | 11:22

Policia serbe ka arrestuar tetë persona në Komunën e Preshevës nën dyshimin se kanë keqpërdorur paranë publike.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, i cili ka theksuar se pesë nga tetë të arrestuarit janë bashkëpunëtorë të kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifit.

“Janë tetë të arrestuar, njëri është mu në kabinetin e kryetarit dhe është nënkryetar i partisë së tij. Dy janë prej administratës komunale. Një tjetër është shef i buxhetit dhe financave”.

“Ata akuzohen për korrupsion në një projekt që ka të bëjë me park fëmijësh, për të cilin Qeveria Haradinaj i ka dhuruar 100 mijë euro”, ka thënë Mustafa për “Klan Kosovën”.

Mustafa ka theksuar se tre të arrestuarit tjerë janë serbë dhe se të njëjtit janë arrestuar për keqpërdorim të parave në të njëjtin projekt.

Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që në rastet kur jepen para për Luginën e Preshevës, ato të kontrollohen në mënyrë që mos të keqpërdoren.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Timo Werner me shumë mundësi do të luajë në Premier…