Arrestohen pesë miliarderë algjerianë, dyshohen për korrupsion

22 prill 2019 | 17:27

Pesë miliarderë algjerianë, disa prej të cilëve kishin lidhje të ngushta me ish-presidentin Abdelaziz Bouteflika, janë arrestuar nga autoritetet e drejtësisë si pjesë e një hetimi kundër korrupsionit.

Pesë personat e arrestuar janë dërguar më vonë në gjykatë për t’u përballur me akuzat e ngritura nga zyra e prokurorit të përgjithshëm.

Një nga të personat e arrestuar është Issad Rebrab. Besohet se ai është njeriu më i pasur në këtë shtet afrikan. Regrabi ka biznese që merren me përpunimin dhe shitjen e sheqerit dhe ushqimeve tjera. Kompania e tij importon sheqer të papërpunuar nga Brazili dhe shet sheqer të pastër në Tunizi, Libi dhe në disa shtete të Lindjes së Mesme.

Arrestimi i pesë miliarderëve erdhi pasi komandanti i përgjithshëm i ushtrisë, Gaid Salah, ka thënë javën e kaluar se pret që prokurori ta hetojë elitën e vendit për dyshimet për korrupsion.

Një gjykatë algjeriane i ka marrë në pyetje edhe ish-kryeministrin Ahmed Ouyahia dhe ministrin aktual të financave, Mohamed Loukal.

Ata kanë qenë të lidhur me ish-presidentin e rrëzuar nga pushteti dhe dyshohen për keqpërdorim të parasë publike.

Bouteflika është zëvendësuar përkohësisht nga kryetari i dhomës së lartë të kuvendit, Abdelkader Bensalah.

Ai do të shërbejë në detyrën e presidentit për 90 ditë, ndërsa më 4 korrik do të mbahen zgjedhjet presidenciale, shkruan “Reuters”, transmeton “Express”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i talentuar, Kylian Mbappe, ka shkëlqyer mbrëmë në fitoren…