A do të qëndrojë Mbappe në PSG?

22 prill 2019 | 17:07

Sulmuesi i talentuar, Kylian Mbappe, ka shkëlqyer mbrëmë në fitoren 3-1 të PSG-së ndaj Monacos.

Ai ka shënuar tri gola në këtë ndeshje, në minutat 15’, 38’ dhe 55’, për të shkuar në kuotën e 30 finalizimeve deri më tani në “Ligue 1”.

Mbappe ka thyer rekord historik në Francë, duke u bërë lojtari më i ri që arrin shifrën e 30 golave në ligë, derisa është bërë vetëm i dyti këtë edicion, pas Lionel Messit, që arrin këtë shifër në top 5 ligat evropiane.

Pas ndeshjes, Mbappe e ka bërë të qartë se nuk e ka ndërmend të largohet nga PSG-ja, duke i dhënë fund spekulimeve për një transferim të mundshëm në Real Madrid.

“Do të qëndrojë në PSG. Jam i lumtur që Zidane është kthyer në Real Madrid. Do t’i shikoj ndeshjet si admirues”, ka thënë Mbappe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, ka bërë…