Prokuroria: I dyshuari për vrasjen në “Dardani” kishte probleme mendore

22 prill 2019 | 17:00

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, ka bërë me dije se i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në lagjen “Dardania” në kryeqytet, i cili me pas ka vrarë edhe veten, ka pasur probleme të mëhershme mendore.

Ai për “Klan Kosova” ka treguar se në momentin kritik, brenda banesës ka qenë edhe një fëmijë dyvjeçar i cili ka shpëtuar pa pasojë, por vetëm se e ka parë krimin duke ndodhur.

Beka ka theksuar se i dyshuari në fjalë edhe më herët ka ushtruar dhunë në familje dhe kjo vrasje mund të ketë ndodhur si pasojë e ndonjë zënke familjare.

“Motivi ende nuk dihet, mirëpo sigurisht ngjarja ka ndodhur pas ndonjë zënkë familjarë. Djali i të dyshuarit nuk ka qenë në shtëpi kur ka ndodhur vrasja”.

“I dyshuari ka pasur probleme psikike të mëhershme. Si duket i njëjti paska ushtruar dhunë edhe më herët në familje. I dyshuari me inicialet H.K., është kryesi i veprës i cili më pas ka kryer edhe vetëvrasje. Gruaja e të dyshuarit që u vra është me inicialet H.K., si dhe reja e tij është me inicialet R.K”.

“Një fëmijë dy vjeçar ka qenë në vendin e ngjarjes. Djali ka shpëtuar pa pasoja mirëpo e ka parë krimin kur ka ndodhur. Fëmijën e ka marrë emergjenca për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, ka thënë Beka.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vajza të bukura nuk ka vetëm në pasarelat e modës,…