Arrestohen pesë punëtorë të një kompanie në Prishtinë, dyshohen për “keqpërdorim të besimit”

20 maj 2023 | 15:58

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar pesë persona në Prishtinë, të dyshuar për keqpërdorim të besimit brenda një kompanie.

Siç njofton Policia, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

“Policia e rajonit të Prishtinës, ka arrestuar pesë persona të dyshuar ndaj të cilëve janë ngritur dyshimet se në periudha të ndryshme kohore, duke keqpërdorur besimin brenda kompanisë kanë shmangur evidentimet e rregullta.

Ndërmarrja e veprimeve hetimore, nga ana e policisë ka rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarve;Q. R. 31 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, R. M. 28 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, L. H. 24 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, A. F. 22 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, si dhe E. G. 18 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës”, theksohet në njoftim.

Ndaj të dyshuarve policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Keqpërdorim i besimit” dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit.

Të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, si vijimësi e fazave të mëtejme të procesit hetimor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para pak kohësh HIB ka njoftuar se do ta zgjerojë…