Arrestohen tetë persona, dyshohen për organizim të skemave piramidale

15 shtator 2019 | 12:51

Tetë persona të dyshuar janë arrestuar dje në Pejë për veprën penale organizim i skemave piramidale.

Policia e Kosovës ka bërë me dije se pos arrestimit janë kontrolluar disa subjekte afariste nga Njësiti për hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit te asistuar nga hetuesit e Krimeve Kibernetike dhe inspektoret komunal.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit katër të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa katër të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA-BAJGORA Deri kur do të vuajmë nga dhimbjet…