Arrestohen tre persona në Mitrovicë, therën me thikë tre të tjerë

01 janar 2022 | 17:00

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët në një përleshje që ka ndodhur sot rreth orës 02:00, kanë lënduar tre persona me thikë, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Në njoftimin e Policisë thuhet se “Rreth orës 02:00, të datës 01 janar 2022,  policia në Mitrovicë ka pranuar informacion për  një përleshje të ndodhur ndërmjet  disa personave në  rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Mitrovicë. Me të pranuar informacionin në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë  të gjitha njësitet e nevojshme policore”.

“Nga  informacionet fillestare bëhet e ditur se si pasojë e  përleshjes tre persona meshkuj kosovar kishin mbetur të lënduar të cilët janë  dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.  Pas tretmanit  mjekësor njëri nga të lënduarit është dërguar për tretman të mëtejmë në QKUK, ndërsa dy të lënduarit  tjerë  janë liruar në shtëpi. Sipas autoriteteve mjekësore të lënduarit lëndimet i  kanë pësuar nga një mjet i mprehtë  (thikë)”, transmeton Telegrafi.

Më tej thuhet se lidhur me rastin janë ndërmarrë  veprime të shpejta policore, me ç ‘rast janë identifikuar dhe arrestuar tre persona të dyshuar, të cilëve pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit u është caktuar masa e ndalimit.

Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Viti 2021 në nivelin individual nuk ka qenë më i…