Arrestohen tre persona për vjedhje të rënda në Prishtinë

02 qershor 2026 | 16:14

Sektori i hetimeve të kryeqytetit ka arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në raste të vjedhjeve të rënda në territorin e Prishtinës.

Sipas njoftimit të policisë, pas veprimeve intensive hetimore, janë arrestuar të dyshuarit me inicialet E.P. (18 vjeç), E.H. (26 vjeç) dhe E.P. (16 vjeç), të gjithë shtetas të Republikës së Kosovës.

Policia ka bërë me dije se pas arrestimit, hetuesit kanë vazhduar me procedurat e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rasteve dhe dokumentimin e veprave penale që u vihen në barrë të dyshuarve.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është marrë vendimi që tre të dyshuarit të ndalohen, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Autoritetet nuk kanë bërë me dije detaje shtesë për numrin e vjedhjeve apo dëmin e shkaktuar, ndërsa pritet që pas përfundimit të procedurave hetimore të publikohen informacione të tjera lidhur me rastin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka…