Arrestohen tre persona të dyshuar për vepër penale ‘Vjedhje e rëndë’

14 janar 2022 | 11:48

Një rast i veprës penale ‘vjedhje e rëndë’ është raportuar në orët e mbrëmjes të datës 13 janar 2022, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, njësitet policore kanë arritur që në flagrancë të arrestojnë tre personat e dyshuar.

Arrestimi i tre të dyshuarave është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara se tre të dyshuarit në rrugën ‘Driton Veliu’ duke përdorur forcën kanë hapur derën e shtëpisë së ankuesit ku kanë vjedhur një kalorifer dhe një kompjuter.

Sendet e vjedhura janë sekuestruar dhe do te procedohen në rast si prova materiale.

Të dyshuarve pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit u është u është caktuar masa e ndalimit policor, ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka komentuar letrën që…