Shasha: Letra e Blinkenit tregon se dialogu është kthyer në binar

14 janar 2022 | 11:44

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka komentuar letrën që sekretari amerikan Antony J.Blinken ia ka dërguar kryeministri Albin Kurti.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar që letra tregon se procesi i dialogut Kosovë-Serbi është kthyer në binarët e doktrinës tradicionale të politikes së jashtme amerikane.

“Një risi nga letra e Blinkenit është përmbysja e broqkullave te Grenellit për normalizim ekonomik, para normalizimit politik.  Shenjë e radhës që procesi është kthyer në binaret e doktrinës tradicionale të politikës së jashtme amerikane fal njerëzve serioz të diplomacisë  së ShBA-ve”, ka shkruar Shasha.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur në…