Kryetari i Skenderajt vlerëson humanizmin e Halil Kastratit

14 janar 2022 | 11:41

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur në takim Halil Kastratin dhe bashkëpunëtorët e tij.

Ai ka thënë se Kastrati ndër më meritorët për zgjidhjen e çështjes së banimit të qindra familjeve në këtë komunë.

Kryetari Nura ka theksuar se bashkëpunimi vetëm sa do të avancohet edhe më tej, nëpërmjet projekteve të bashkëfinancimit për ndërtimin e shtëpive të reja, për rastet e nevojshme.

“Me Qytetarin e Nderit të Skenderajt, Halil Kastrati, dhe bashkëpunëtorët e tij dhe deputetin Mergim Lushtaku, ndër më meritorët për zgjidhjen e çështjes së banimit qindra familjeve të komunës sonë, por jo vetëm, ndaj të cilit shprehim mirënjohje e konsideratë të lartë, për kontributin e tij dhe të bashkatdhetarëve zemërmirë, në zgjidhjen e problemit jetësor – atë të banimit, për familjet me kushte të rënda sociale e ekonomike. Bashkëpunimi vetëm sa do të avancohet edhe më tej, nëpërmjet projekteve të bashkëfinancimit për ndërtimin e shtëpive të reja, për rastet e nevojshme”, ka shkruar Nura në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policët po hetojnë Kanye West me dyshimet se ka goditur…