Arrestohen tre persona të dyshuar për veprën penale ‘Grabitje’

31 mars 2022 | 11:28

Policia ka njoftuar se më 26 mars rreth orës 16:00, është njoftuar se në fshatin Suhogerll- Istog, tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë ndaluar veturën e cila ishte duke qarkulluar në atë rrugë, të dyshuarit nën kërcënimin e armës kanë kërkuar që viktimat njëri nga ta i mitur, të largohen nga automjeti.

Viktimat janë larguar nga automjeti, ndërsa nga të dyshuarit nga viktimat kanë marrë: nëntëqind (900) euro, dy telefona të cilët i kanë thyer ne vendin e ngjarjes dhe veturën e cila është gjetur dy kilometra nga vendi i ngjarjes e braktisur.

Rastit iu kanë përgjigjur njësitet relevante nga Stacioni Policor Istog dhe njësiti i Sektorit Rajonal për Hetime DRP Pejë.

Pas një pune intensive nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, më 30 mars është arritur të identifikohen dhe arrestohen tre të dyshuarit e këtij rasti.

Me qëllim të gjetjes së provave është bërë bastisja e tri lokacioneve, ndërsa në njërin nga lokacionet janë gjetur dhe konfiskuar: dy armë të gjata tre karikatorë.

Pas konsultimit me prokurorin kompetent, të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të tij ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa njëri nga të dyshuarit është liruar ne procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata Joqeveritare “Germin”, ka publikuar një raport në lidhje me…