Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në Ferizaj

12 nëntor 2021 | 19:57

Pasditen e së premtes Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar për pesë vjedhje në lokacione të ndryshme në Ferizaj.

Sipas komunikatës për medie, mosha e të arrestuarve është 19, 20 dhe 24 vjeçar.

“Pasditen e sotme rreth orës 18:00 , Njësia e Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pas një pune intensive hetimore, ka arritur të arrestojë tre persona me inicialet : A.SH ( M/K) i moshës 20-vjeçar , F.R (M/K) i moshës 24-vjeçar dhe E.R (M/K) i moshës 19 vjeçar, me dyshimin se për një periudhë të caktuar kohore kanë kryer pesë raste të vjedhje në lokacione të ndryshme në Ferizaj”, thuhet në komunikatë.

Në lidhje me këtë, policia të tre personat e dyshuar i ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit të tyre, në prani edhe të avokatit mbrojtës, të tre këta të dyshuar janë dërguar në mbajte për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhiroja e katërt në Ligën Unike që do të zhvillohet…