Arrestohet 19-vjeçari që shkatërroi stolat e stadiumit “Air Albania”

25 shkurt 2020 | 19:02

Policia e Shtetit të Shqipërisë ka arrestuar 19-vjeçarin i cili shkatërroi stolat e stadiumit “Air Albania” dhe hodhi sende të forta në fushë gjatë ndeshjes Tirana-Kukësi.

Policia e Shteti sqaron dinamikën e hetimit, ku shprehet se “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në kushtet e flagrancës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, i shtetasit:F. Z., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Po ashtu Policia sqaron se “nga tërësia e veprimeve procedurale të kryera nga ana e Policisë ka rezultuar se gjatë zhvillimit të ndeshjes Tirana – Kukësi, ky shtetas ka thyer stolat e stadiumit dhe ka hedhur sende të forta në fushën e stadiumit “Air Albania”, Tiranë.

Policia Shteti po vijon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifik imin e personave të tjerë të përfshirë në këto veprime të kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Michael Jordan ka bërë një shaka për memen e tij…