Arrestohet 22-vjeçari i dyshuar për disa vjedhje të rënda në Suharekë dhe Mitrovicë

29 dhjetor 2021 | 17:16

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Suharekë një person të dyshuar për kryerjen e disa veprave penale të vjedhjeve të rënda në Suharekë.

I arrestuari është personi me inicialet K.I., 22-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

“Pas verifikimeve dhe bashkëveprimit ndërmjet hetueseve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut dhe hetuesve të Stacionit Policor Suharekë, ka rezultuar se personi i arrestuar ishte po i njëjti i cili ishte në kërkim si i dyshuar edhe për gjashtëmbëdhjetë (16) vepra penale të ndryshme te raportuara ne rajonin e Mitrovicës si: vjedhje, vjedhje të rënda, grabitje, tentim grabitje, ku cak i këtyre veprave ishin: dyqane, shtëpi, çanta krahu, portofola, ndërsa grabitje të kryera në filiale për transferim të parave dhe pompa të derivateve”, ka njoftuar policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është therur me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti”,…