Dënohet me katër vjet burg polici që shkaktoi aksidentin ku humbi jetën Zana Gjevukaj

01 korrik 2025 | 12:50

Polici Argjend Kastrati është dënuar me katër vjet burgim për shkaktimin e aksidentit me fatalitet në magjistralen Prishtinë – Pejë, ku kishte mbetur e vdekur Zana Gjevukaj.

Aktgjykimi ndaj Kastratit u bë sot në Gjykatën Themelore të Pejës.

Aksidenti me fatalitet  kishte ndodhur më datën 1 të muajit prill 2025.

Kastratit po ashtu do t’i merret leja e patent shoferit, dhe ai nuk mund të aplikojë edhe për katër vite për leje të re.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka thënë se raporti i…