Arrestohet 72-vjeçarja gjermane, ia fiku ventilatorin pacientes tjetër

02 dhjetor 2022 | 08:29

Një 72-vjeçare në Gjermani është arrestuar pasi dyshohet se ka fikur dy herë ventilatorin e një pacienteje tjetër në dhomën e njëjtë të spitalit, sepse i pengonte tingulli që lëshonte, kanë bërë të ditur autoritetet në Gjermani të enjten.

Gruaja u burgos me dyshimin për tentativë vrasjeje pas incidentit në një spital në qytetin jugperëndimor të Mannheim të martën në mbrëmje, raportoi Associated Press të enjten.

Policia dhe prokurorët në një deklaratë kanë thënë se gruaja dyshohet se e kishte fikur ventilatorin e një gruaje 79-vjeçare dhe, pavarësisht se më pas iu tha nga stafi se ventilatori ishte jetik për pacienten, ajo e fiku përsëri më vonë në mbrëmje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deri në 13 000 ushtarë ukrainas janë vrarë që nga…