Arrestohet doktoresha Vasilyeva që tha se Putini po fsheh shifrat e të vdekurve

05 prill 2020 | 10:41

Anastasia Vasilyeva nga Sindikata e Aleancës së Mjekëve i tha “Sky News” se qeveria ruse dhe Vladimir Putini ishin duke mashtruar botën për ndikimin që ka pasur koronavirusi në vend. Ajo pretendoi se Kremlini nuk po publikonte numrin e vërtetë të vdekjeve dhe të të infektuarve.

Ajo, gjithashtu, vuri në dukje se Rusia përfundimisht do të kishte një shkallë më të lartë të vdekjeve sesa vendet e tjera të zhvilluara për shkak të trajtimit të dobët të krizës.

Dr. Vasilyeva insistoi se Vladimir Putini është dhe do të jetë shkaku i shumë vdekjeve në Rusi.

Ajo tha: “Ilaçi në Rusi është i tmerrshëm. Ne nuk kemi spitale, nuk kemi personel, nuk kemi një industri mjekësore. Sigurisht se nuk është mirë që qeveria të thotë që kemi koronavirus dhe këta janë numri i vërtetë i vdekjeve.

Ne do të kemi një numër vdekjesh disa herë më të lartë se në vendet e zhvilluara sepse mjekësia këtu është aq e keqe”.

Dr. Vasilyeva ka kritikuar për një kohë të gjatë qeverinë ruse për trajtimin e saj në lidhje me koronavirusin. Të enjten ajo u arrestua në qytetin Okulovka, gjatë një udhëtimi që bëri për ta vlerësuar gatishmërinë e spitaleve dhe furnizimin e tyre me pajisje mbrojtëse personale.

Një video e arrestimit u postua në llogarinë e “Twitter”-it të Aleancës së Mjekëve më 2 prill.

Titulli i videos shkruante: “Policia i bëri pritë Anastasia Vasileva dhe u përpoq ta tërhiqte me forcë në komisariat. Ky është fashizëm i vërtetë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zhvillimet kryesore nga shpërthimi global i koronavirusit sot përfshijnë: Dubai…