Arrestohet edhe një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se është ndaluar një person i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë.
Sipas njoftimit, Prokuroria Speciale ka ndaluar personin me inicialet S.R., mbi bazën e dyshimit për përfshirje në vepra penale të natyrës së rëndë, përfshirë veprat që lidhen me sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues. “I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës në pikën e kalimit kufitar në Merdar, ndërsa me vendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.”
Njoftimi i plotë i Prokurorisë Speciale:
Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë
Prishtinë, 17 prill 2026 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar personin me incialet S.R., mbi bazën e dyshimit për përfshirje në vepra penale të natyrës së rëndë, përfshirë veprat që lidhen me sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues.
I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës në pikën e kalimit kufitar në Merdar, ndërsa me vendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.
#ProkuroriaSpeciale #PSH #ProkuroriShtetit #ZyraKryeprokuroritTeShtetit #ZyraKryeprokurorit




