Arrestohet i dyshuari për kanosje në Pejë, i sekuestrohen edhe armë

06 maj 2025 | 15:58

Policia Rajonale e Pejës ka njoftuar se një person është arrestuar për kanosje.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Vitomiricë.

“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, nёnstacioni policor nё Vitomiricё, më datën 05.05.2025, rreth orёs 20:10, ka ardhur ankuesi i cili deklaron se derisa ishte duke qëndruar nё shtёpinё e vёllait tё tij nё fshatin Vitomiricё-Pejё, ka ardhur i dyshuari i cili e ka kanosur viktimën, pas ndërhyrjes sё familjarëve i dyshuari ёshtё larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka kёrkuar tё dyshuarin nё adresën e banimit, ku i njëjti ёshtё shoqëruar nё Stacionin Policor nё Pejё dhe gjatё intervistimit nga hetuesit ka deklaruar se posedon dy (2) armё me leje valide nё shtёpi.

Me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit nga i dyshuari  janё sekuestruar armёt me leje pёr arsye sigurie:njё  pushkё gjuetie , 27 copё fishekё tё sё njëjtёs armё, një armё pistoletё Canik, 40 copё fishekё copё fishekё tё sё njëjtёs armё.

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, lirohet nё procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është zyrtare: Seriali “Squid Game” do të rikthehet në Netflix…