Arrestohet i dyshuari që vodhi rreth 500 euro në një xhami në Suharekë

16 nëntor 2023 | 16:06

Një person është arrestuar të enjten pasi dyshohet se ka vjedhur 500 euro në një xhami në Suharekë.

Policia e Kosovës ka bërë me dije se një person ka raportuar se gjatë natës, persona të panjohur kanë thyer tre xhama të dritareve dhe dy xhama të derës së hyrjes së xhamisë.

“Ankuesi i rastit ka raportuar se persona të panjohur, gjatë natës, kanë thyer tre xhama të dritareve dhe dy xhama të derës së hyrjes së xhamisë në adresën e lartpërmendur në Suharekë. Të njëjtit dyshohej se kanë depërtuar brenda xhamisë dhe nga aty kanë vjedhur një shumë të parave të gatshme, rreth 500 (pesëqind) euro. Policia i është përgjigjur rastit, hetuesit policor të Stacionit Policor të Suharekës, pas një pune operativo hetimore kanë arrit që të identifikojnë, të lokalizojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për këtë rast”, ka njoftuar policia.

Më tutje, policia ka theksuar se tek i dyshuari A.T., 31-vjeçar janë gjetur edhe parat e vjedhura.

“Mjetet (parat) e gjetura janë sekuestruar, ndërsa i dyshimti me urdhër të prokurorit kujdestar dërgohet në mbajtje për 48 orë. Ndërkohë kundër të dyshuarit do të ngritet kallëzim penal për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’, i cili do të përcillet në Prokurorinë Themelore”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka…