Arrestohet ish-lideri politik i ETA-s

16 maj 2019 | 12:04

Ish-lideri i organizatës separatiste baske, ETA, në arrati që prej vitit 2002, Jose Antonio Urrutikoetxea Bengoetxea u arrestua sot në mëngjes në Francë, ka njoftuar Ministria e Brendshme spanjolle. “I njohur më tepër me emrin e Josu Ternera, ish-lideri politik i ETA-s, organizatës aktualisht e shpërbërë pas katër dekada akte dhune, u arrestua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sallanches, në Alpet franceze, në një operacion të përbashkët me Drejtorinë e Përgjithshme të Sigurisë së Brendshme franceze”, është thënë në një komunikatë për medie të Ministrisë së Brendshme spanjolle.

ETA ka vrarë mbi 800 persona në një fushatë atentatesh për pavarësinë e shtetit bask.

Policia spanjolle e kishte shpallur në kërkim që nga viti 2002, në kohën që ai u fsheh për t’i shpëtuar hetimeve, për rolin e tij në një atentat kundër një kazerme të Gardës Civile në Saragosa, në veri të Spanjës, ku mbetën të vrarë 11 persona përfshirë pesë fëmijë, në 1987./javanews/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emocionet si stresi, ankthi, mërzia mund të nxisin një dëshirë…