Trump: Kthim i fuqishëm i Netanyahut pas mbështetjes sime

28 tetor 2026 | 08:28

Në Izrael, duket se po afrohet “një rikthim i fuqishëm” ose edhe “një fitore” për Benjamin Netanyahun: kjo është ajo që pretendon Donald Trump, duke theksuar gjithashtu rolin vendimtar që do të kishte luajtur mbështetja e tij për kryeministrin.

“Kur Presidenti Trump mbështeti Bibin, situata ndryshoi plotësisht dhe tani, në vend të një disfate dërrmuese për një kryeministër të shkëlqyer, duket se po afrohet një rikthim i fuqishëm, që përfundon me një barazim ose edhe një fitore për Netanyahun“. Ai më pas shtoi në postim: “Ata duan vetëm më të mirën për Lindjen e Mesme, Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës“.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mëngjesin e së mërkurës,…