Shpërthim i fuqishëm në Beograd
Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mëngjesin e së mërkurës, më 28 tetor, në afërsi të palestrës “Ahilej”, në bulevardin Mirijevski të Beogradit, ku, sipas informacioneve të para, nga fuqia e detonimit janë thyer xhamat.
Faqja “Moj Beograd”, duke iu referuar dëshmive të qytetarëve, raporton se një shpërthim i fortë ka tronditur këtë pjesë të kryeqytetit serb, duke shkaktuar shqetësim te banorët.
Sipas informacioneve jozyrtare, dyshohet se në afërsi të palestrës është hedhur një bombë, por ky informacion ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Deri më tani nuk ka informacione të besueshme nëse ka persona të lënduar, ndërsa nuk dihen as shkaqet e sakta të shpërthimit.
Rrethana të tjera lidhur me incidentin pritet të bëhen të ditura në vijim.
Shpërthimi raportohet pak ditë pas fitores së Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi, ku ajo mposhti partinë në pushtet, Partinë Progresive Serbe (SNS), të lidhur me presidentin Aleksandar Vuçiq.



