Arrestohet ish-presidenti i Pakistanit. Kjo është arsyeja

10 qershor 2019 | 17:47

Autoritetet në Pakistan kanë arrestuar ish-presidentin e këtij vendi, Asif Ali Zardari, nën akuzat për korrupsion.

Zardari është arrestuar në rezidencën e tij në Islamabad, pasi gjykata e ka hedhur poshtë kërkesën e tij për zgjatje të dënimit me kusht në një rast të pastrimit të parave.

Gjykata e Lartë në Islamabad e ka refuzuar kërkesën e ngjashme edhe nga motra e Zardarit, Faryal Talpur.

Sipas raporteve, deri më tani nuk është lëshuar ndonjë urdhërarrest për Talpurin.

Zardari dhe Talpur janë akuzuar për transferimin e një milion dollarëve në kompaninë e tyre private, përmes llogarive të rreme bankare.

Zardari dhe Talpur i kanë mohuar akuzat kundër tyre.

Autoritetet në Pakistan kanë arrestuar disa politikanë nën akuzat për korrupsion prejse kryeministri Imran Khan ka marrë detyrën, vitin e kaluar.

Gjykata Supreme e ka larguar paraardhësin e tij, Nawaz Sharif, nga detyra, nën akuzat për korrupsion.

Zardari është zgjedhur president në vitin 2008, pasi ka udhëhequr përpjekjet për të larguar sundimtarin ushtarak, Pervez Musharraf, dhe ka shërbyer deri në vitin 2013.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Drenicës nga Skenderaj po tregohet mjaftë aktive gjatë…