Arrestohet kryetari i Ulqinit

18 janar 2021 | 10:27

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Ljoko Nrekiq, është arrestuar në mëngjesin e sotëm. Arresti i tij është bërë me urdhër të Prokurorisë Themelore të Shtetit.

Me urdhër të njëjt janë arrestuar edhe zyrtarë të lartë të Komunës së Ulqinit, shkruan Indeksonline.

Sead Osmanoviqi, sekretar i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit dhe shefi i Bordit Komunal (OO) të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Ulqin; Mustafa Gorana, sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit; Saubih Mehmeti, drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit; Milazim Mustafa, sekretar i Policisë komunale dhe ish-kryetar i Kubendit komunal të Ulqinit, janë ndër të të arrestuarit.

Të gjithë zyrtarët e lartë të Komunës së Ulqinit dyshohen për keqpërdorime në shërbim dhe punësime të jashtëligjshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BUJAR SALIHU   Të premtën e parë të asaj pranvere Tufa e zezë e çafkave të grifshës Pasi kishin mbrehur kthetërzezat U shfaq me rafale të forta krrokamash   Shtinë mbi të gjithë burrat që panë atë ditë Fëmijët e nuset i bënë bashkë, fytyrat ua gërvishën…