Arrestohet në Brazil mbreti italian i kokainës

25 maj 2021 | 22:50

Një mafioz italian dhe një kontrabandist i njohur droge, i cili njihet si “mbreti i kokainës” është arrestuar në Brazil dy vjet pas arratisjes së tij nga Burgu i Uruguait.

Rocco Morabito u arrestua në verilindje të qytetit Joao Pessoa së bashku me një italian tjetër emri i së cilit nuk është bërë publik gjatë një operacioni të përbashkët policor të forcave braziliane dhe atyre italiane.

Në një deklaratë për shtyp forcat federale policore braziliane thanë se 54-vjeçari Morabito ishte i përfshirë me trafikimin e drogës nga Brazili dhe Italia gjatë viteve 90.

Ai u vu në listën e Interpolit për rolin e tij në trafikimin ndërkombëtar të drogës nga viti 1988 deri në vitin 1994, duke përfshirë këtu dhe përpjekjen e tij për të importuar më shumë se 1000 kg kokainë nga 1992 deri në 1993.

Në vitin 1995 ai u dënua me 28 vite heqje lirie në mungesë dhe më pas dënimi i tij u bë 30 vite heqje lirie. Ai arriti të arrestohej në vitin 2017, ku u kap në një rezort luksoz në Punta del Este në Uruguai, ku ai kishte jetuar për 13 vite nën një emër të rremë.

Në vitin 2004 ai mori leje qëndrimi në Uruguai duke përdorur një pasaportë braziliane nën emrin Francisco Capeletto, por u zbulua kur regjistroi vajzën e tij në universitet duke përdorur emrin e tij të vërtetë.

Atij ju vendos nofka “mbreti i kokainës” gjatë periudhës së tij në Milano në vitet 90. Ai është me origjinë nga fshati kalabrez Africo dhe ka qenë drejtuesi i klanit mafioz Africo Nuovo./Euronews/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Teksas është aprovuar një projekt-ligj që u lejon njerëzve…