Arrestohet në flagrancë një person i dyshuar për vjedhje të rëndë

16 tetor 2022 | 11:15

Mbrëmë rreth orës 18:00, nga zyrtarët policorë të stacionit Drenasit, në fshatin Nekovc, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë.

Personi i dyshuar i cili me forcë kishte depërtuar brenda një shtëpie, është arrestuar në flagrancë, nga ana e policisë.

Pas përfundimit të procedurave rë nevojshme policore me vendim të prokurorit, personi i dyshuar F.K, mashkull 21 vjeç, është dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka…