Arrestohet në flagrancë oficeri korrektues për marrje ryshfeti

17 mars 2022 | 11:41

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, pas një hetimi disamujor në koordinim me Drejtorinë e Hetimit për Krime Ekonomike dhe Korrupsion – DPP në Prishtinë, duke aplikuar masat e fshehta të vëzhgimit dhe hetimit, ka arritur të arrestojë në flagrancë personin me inicialet B.R., në cilësi të oficerit korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Marrje e ryshfetit” nga neni 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I pandehuri B.R., dyshohet se ka mundësuar futjen e disa gjërave të ndaluara në Qendrën e Paraburgimit në Prizren për një person të paraburgosur.

Me aktvendim të prokurorit, i pandehuri është ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor ndaj të njëjtit do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja Arbenita Ismaili vazhdon të jetë në trend në rrjetet…