Arrestohet në Gjakovë një person për posedim të paautorizuar të armëve dhe kanosje

28 qershor 2022 | 12:46

Polica e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin N.D, për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Kanosje”.

PK-ja në njoftimin e saj, shton se në vendbanimin e të dyshuarit është sekuestruar një pushkë gjuetie, një pushtë ajrore dhe 20 copë fishekë. Tutje, shtohet se i dyshuari me urdhër të prokurorit të shteti është ndaluar për 28 orë.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Kanosje”

Gjakovë, 27 Qershor 2022

Ankuesi mashkull/kosovar më datë 27.06.2022, kishte raportuar në Stacionin Policor në Gjakovë se ishte kanosur nga i dyshuari:

– N.D., i lindur në vitin 1964 m/sh/k.

Pas një aktiviteti operativ dhe hetimor nga Stacioni Policor në Gjakovë është arritur që i dyshuari të arrestohet mbi dyshimin e arsyeshëm për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve me urdhërkontrollin e lëshuar nga Gjykata.

Urdhër kontrolli është realizuar në vendbanimin e të dyshuarit në fshatin Osek Hilë-Gjakovë, me ç ‘rast është sekuestruar një pushkë gjuetie e kalibrit 12mm dhe 20 copë fishekë të armës së njëjtë,  si dhe një pushkë ajrore e kalibrit 5.5mm.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit pas përfundimit të procedurave policore, personi i arrestuar ndalohet për 48 orë në ndalim policor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesin…