Haradinaj, pas takimit me Lajçakun: Ripërsërita qëndrimet tona për dialogun

28 qershor 2022 | 12:41

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesin speciale të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Haradinaj ka bërë të ditur në këtë takim ka ripërsëritur qëndrimet e AAK-së, për dialogun, domosdoshmërinë e rolit strategjik të Amerikës dhe përkushtimin për një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Haradinaj e ka falënderuar Lajçakun për angazhimin e tij dhe të BE-së, në këtë proces të rëndësishëm për venin.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Në takim me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, z. Miroslav Lajčak, ripërsërita qëndrimet tona për dialogun, domosdoshmërinë e rolit strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke mes dy vendeve.

Gjithashtu z.Lajčak e falënderova për angazhimin e tij dhe të Bashkimit Evropian në këtë proces të rëndësishëm për Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë filluar të mblidhen serbët nga Kosova dhe rajoni për…