Suspendohet kryeprokurorja e Pejës, Lumturje Vuçetaj
29 tetor 2026
| 13:44
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka votuar unanimisht për suspendimin e kryeprokurores së Pejës, Lumturije Vuçetaj.
Propozimi për suspendim është rekomanduar nga kryeprokurori i shtetit, Zejnullah Gashi, pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt, i cili ka ngritur pikëpyetje për mënyrën se si institucionet e drejtësisë i kanë trajtuar raportimet dhe kërkesat e viktimës për mbrojtje.
Zekaj është vrarë më 25 tetor nga ish-kunati i saj. Vetëm tri ditë më herët, ajo i kishte dërguar një letër kryeprokurores së Pejës, duke e njoftuar se jeta e saj ishte në rrezik.



