Prof. Neki Jahaj aderon në Aleancë, pritet nga Ardian Gjini

29 tetor 2026 | 13:30

Profesori i Gjuhës Gjermane, Neki Jahaj, ka aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Sipas njoftimit të Aleancës, kryetari Ardian Gjini e ka pritur Jahajn në takim, ku është zyrtarizuar aderimi i tij në këtë subjekt politik.

Jahaj ka përvojë të gjatë në fushën e arsimit, si profesor i Gjuhës Gjermane, përkthyes gjyqësor dhe ekzaminues i licencuar ndërkombëtar i ÖSD-së.

Ai ka shërbyer si drejtor dhe zëvendësdrejtor ekzekutiv në Gjimnazin “Loyola”, si dhe është themelues dhe drejtues i Shkollës së Gjuhëve “URA”.

Sipas AAK-së, Gjini i ka uruar mirëseardhje Jahajt, duke vlerësuar vendimin e tij për t’iu bashkuar Aleancës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e…