Vëllai i Liridonës pas seancës në Apel: Vendimin me burg përjetë e presim për Naimin, Granitin dhe Kushtrim
Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka reaguar pas përfundimit të seancës së sotme gjyqësore në Gjykatën e Apelit, në rastin e vrasjes së motrës së tij.
Ai tha se ajo që ndodhi sot nuk ishte e hijshme, duke kritikuar mbylljen e seancës.
Megjithatë, familja pret që vendimi për të akuzuarit të jetë me burgim të përjetshëm, ashtu siç kërkojnë për Naim Murselin dhe Granit Plavën, duke shpresuar që i njëjti vendim të përfshijë edhe Kushtrim Kokallën.
“Çfarë pamë ne sot në këtë seancë, nuk ishte e hijshme. Sot gjykata mundi ta thotë të vërtetën dhe t’i lirojë mediat, e të krijojë bindjen se i mbron gratë, motrat e nënat tona.
Ne presim që vendimi të jetë ai si për Naimin, Granitin me burgim të përjetshëm dhe shpresojmë që këtij vendimi t’i bashkëngjitet edhe Kushtrim Kokalla”, u shpreh ai.
Ndryshe, Murseli është ankuar në Apel, duke kërkuar dënim më të butë.



