Arrestohet ngasësi i BMW-së së gjelbër, kishte 225 gjoba

30 mars 2023 | 23:08

Një vozitës i një BMW me ngjyrë të gjelbër ka qenë shkaktari që ka prishur qetësinë e shumë banorëve në Prishtinë, të cilët kishin postuar në rrjete social video ku dëgjohet zhurmë e lartë nga makina.

Policia e Kosovës ka reaguar ku ka arrestuar ngasësin e automjetit R.H., mashkull 34-vjeçar dhe i njëjti është shoqëruar në Stacionin Policor në Veriun e Prishtinës.

PK përmes njoftimit ka bërë të ditur se personi në fjalë i kanë figuruar 225 gjoba.

Postimi i plotë:

Në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme, ka qarkulluar një video-incizim në të cilën vërehet, se si në magjistralen Prishtinë -Podujevë , në kryqëzimin në fshatin Leban, ngasësi i automjetit të tipit BMË ngjyrë e gjelbër, bënë lëvizje të rrezikshme me automjetin në fjalë dhe rrezikon seriozisht pjesmarrësit tjerë në trafik.

Ngasësi i automjetit R.H, mashkull, 34 vjeç, është identifikuar sot nga ana e policisë dhe i njëjti është shoqruar në Stacionin Policor Veriu Prishtinë.

Pas verifikimit në të dhënat e policisë, ka rezultuar se personit në fjalë i figurojnë 225 gjoba.

Personi i dyshuar pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore , me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për veprën “ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” si dhe është sekuestruar përkohsisht automjeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratave të…