Arrestohet një burrë në Ferizaj, ngacmoi dhe kanosi një femër

09 dhjetor 2022 | 11:15

Është arrestuar një person në Ferizaj, pasi i njëjti dyshohet se ka ngacmuar dhe kanosur në vazhdimësi një vajzë.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti në vazhdimësi kishte ngacmuar dhe kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi mëngjesin e së premtes…