Arrestohet një i dyshuar në Gjakovë, në shtëpi iu gjetën mbi 1 kg drogë

24 qershor 2021 | 19:11

Policia në Gjakovë, me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore, ka bastisur shtëpinë e një të dyshuari me inicialet M.B., ku ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të konsiderueshme të mariuhanës.

“Është bastisur shtëpia dhe objektet përcjellëse, pronë e të dyshuarit dhe gjatë bastisjes në pjesë të ndryshme të shtëpisë në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: 1 kg e 131 gramë mariuhanë”, kanë thënë burimet e IndeksOnline brenda policisë.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që të hapet rast për blerje, posedim dhe shpërndarje të narkotikëve.

I dyshuari është ndaluar me urdhër të prokurorit për 48 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve (BPD) të Korporatës Energjetike të…