Arrestohet një i dyshuar për ‘kanosje’ ndaj një deputeti të Kosovës

25 mars 2020 | 16:15

Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda e PK-së, pas pranimit të informatës se dje, më 24.03.2020, një deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, përmes rrjeteve sociale, ka pranuar një mesazh kërcënues për jetën e tij, sot më 25.03.2020, zyrtarët policor kanë kontaktuar deputetin në fjalë dhe ka filluar hetimet policore.

“Hetuesit policorë, kanë identifikuar dhe më pas intervistuar të dyshuarin Sh.J. i cili dyshohet ta ketë kryer kanosjen, përmes rrjeteve sociale.

Me vendim të prokurorit kompetent personi i dyshuar është liruar, dhe rasti është proceduar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas Haxhi Avdylit, edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës,…