Pas Haxhi Avdylit, edhe Shala i LDK-së del kundër mocionit

25 mars 2020 | 16:11

Pas Haxhi Avdylit, edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ardian Shala ka dalë kundër mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Albin Kurtit.

Kjo u konfirmua gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës.

“Për mendimin tim më e keqja e vogël është të vazhdohet qeverija me VV-në. Dua t’i bëj apel qytetarëve që të kenë më shumë kujdes”, ka thënë ai.

lg.php.gifMë tej, deputeti Shala theksoi se sot më shumë se kurrë kemi nevojë për politik të urtë dhe vendime të matura.

“Koalicioni i shpresës si ndryshim i shumëpritur erdhi me vendime jo të matura. Kryeministri i vendit e vuri në pozitë të palakueshme me shkarkimin e ministrit të brendshme pa paralajmërim. Gabim i dytë i nxitur nga i pari nga partia ime -Mocioni i mosbesimit. Kjo kërkesë është dashur të bëhet pas kalimit të pandemisë. Mosdhënia e nënshkrimit nuk ka qenë mbështetje e Kurtit por rezultat i argumentimit të kryesisë së LDK-së, mungesa e një alternative të qartë. Sa i përket disa zërave se unë dhe 2-3 kolegë të tjerë jemi kundër LDK-së, kjo fare nuk më bën përshtypje. Të gjithë jemi dëshmitarë se koalicioni ka krijuar përshtypje të mirë, kjo falë sjelljes së përgjegjshme të dy partive, ministrave”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ia ka kujtuar kryeministrit Albin…