Arrestohet një i dyshuar si pjesëmarrës në rastin e sulmit terrorist në Banjskë
Policia e Kosovës e ka arrestuar një të dyshuar të nacionalitetit serb për pjesëmarrjen e tij në sulmin terrorist në Banjskë në shtator të vitit 2023.
Burime brenda Policisë kanë konfirmuar se arrestimi i tij ka ndodhur pas hetimeve intensive dhe fakteve që kanë mbledhur për të dyshuarin, i cili është arrestuar në territorin e Kosovës.
Sulmi terrorist në Banjskë ka ndodhur në shtator 2023, kur grupi i udhëhequr nga ish-Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiqi, i cili vazhdon të kërkohet nga Republika e Kosovës për t’u gjykuar bashkë me tre pjesëtarët e grupit që po gjykohen në Kosovë për sulmin terrorist, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ditë më parë janë dhënë fjalët përfundimtare në këtë rast ku Prokuroria dhe pala e dëmtuar kanë kërkuar burgim të përjetshëm për të akuzuarit.
Në Bajsnkë të Zveçanit, në orët e hershme të 24 shtatorit 2023, ishte vrarë rreshteri Afrim Bunjaku si dhe ishin plagosur dy të tjerë. Pastaj, të vrarë kishin mbetur edhe tre sulmues, kurse të tjerët ishin larguar pasi ishin strehuar për disa orë në Manastirin e Bajnskës. Milan Radoiçiq e kishte marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin terrorist.



