Arrestohet një person i nacionalitetit serb për krime lufte ndaj popullatës civile në komunën e Vushtrrisë

04 mars 2024 | 17:49

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka arrestuar një person të nacionalitetit serb, për veprën penale “Krimet e luftës kundër popullatës civile”.

I dyshuari Ž.N, (1954) është arrestuar sot më 04/03/2024 rreth orës 16:00 në Mitrovicën e veriut. I lartcekuri është i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile – Dhunë seksuale” të kryer gjatë vitit 1999 në Komunën e Vushtrrisë.

I njëjti është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe me aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, është dërguar në ndalim për 48 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Nuk është ideja që po ndahesh me institucionin, por sikur…