Arrestohet një person me rrezikshmëri të lartë

16 prill 2021 | 20:59

Policia Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar me rrezikshmëri të lartë, i cili ishte në kërkim për një kohë të gjatë.

“Mund të konfirmojmë se sot në orët e pasdites Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës, ka arrestuar një person të dyshuar me rrezikshmëri të lartë, i cili ishte në kërkim për një kohë të gjatë”, thuhet në njoftim.

Nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me arrestimin e të dyshuarit apo veprimet ndërmarra nga ana e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trupat amerikane kanë zbarkuar në Shqipëri për stërvitjen më të…