Arrestohet një person në Ferizaj, publikoi video duke gjuajtur me armë

04 janar 2026 | 09:02

Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri dhe ka shpërndarë pamje në rrjete sociale.

Sipas Policisë, arrestimi i tij është bërë më 3 janar. Gjatë arrestimit, nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri e tipit “Zoraki” me një karikator.

Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka vlerësuar se Kosova ka…