Asamblistja Flora Musa – Islami braktis PDK-në, angazhimin e vazhdon si e pavarur

03 janar 2026 | 13:40

Asamblistja e Kuvendit Komunal të Ferizajt nga radhët e PDK-së, Flora MusaIslami, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga ky subjekt politik dhe është bërë e pavarur.

Flora Musa Islami ka njoftuar se këtë vendim e ka marrë si rezultat i mungesës së vlerësimit dhe respektit institucional ndaj angazhimit të  saj të pandërprerë.

“Si gruaja më e votuar për dy mandate rradhazi, kam besuar se besimi juaj dhe kontributi im do të pasqyroheshin në proceset e vendimmarrjes brenda partisë. Për fat të keq, kjo pritje nuk është realizuar” – ka shkruar ajo në Facebook.

Asamblistja ka shkruar se si pasojë e mungesës së vlerësimit dhe respektit, distancimi bëhet një zgjidhje e natyrshme dhe parimore.

“Për këtë arsye kam vendosur ta vazhdoj angazhimin tim politik si e pavarur- duke përfaqësuar drejtpërdrejtë interesat e qytetarëve, e jo interesa të ngushta partiake”- tha më tej ajo.

Po ashtu Musa Islami falënderon qytetarët për përkrahjen, duke thënë se rruga vazhdon me përgjegjësi dhe përkushtim.

https://kallxo.com/lajm/ferizaj-asamblistja-flora-musa-islami-braktis-pdk-ne-angazhimin-e-vazhdon-si-e-pavarur/?fbclid=IwZnRzaAPF7XxleHRuA2FlbQIxMQBzcnRjBmFwcF9pZAo2NjI4NTY4Mzc5AAEeNpfCoL0KNzB9ti1Fuk9x2mkOWNRMu9P59UtQjnNStU2Q4L7JOIIrNhUzUQ8_aem_7dW01xugMjeZqk7-ruaPZQ

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ish-deputeti Zafir Berisha ka reaguar…