Arrestohet një person në Gjakovë, dyshohet se e dhunoi një femër

21 korrik 2023 | 12:18

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar se është dhunuar nga një person. Rasti ka ndodhur në Gjakovë, ndërkaq është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari.

“Dhunim. Gjakovë 2023. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj saj. Njësitet policore kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin”, thuhet në raport.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar…